Lajme

Tahiri për paraqitjen e Kurtit në Bruksel: Çasja e Kurtit ka qenë joserioze dhe kishte shumë pasaktësi

12/08/2021 13:53
nga:Q R

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar paraqitjen e Kurtit në Bruksel, shkruan Gazeta Blic.

Sipas Tahirit, çasja e kryeministrit Kurti  ka qenë e pa qartë, jo serioze dhe kishte shumë pasaktësi.

” Sa i përket deklarimit të Kurtit kam një koment, kur të jeni në Bruksel jeni me reflektu një seriozitet si shtet, pozicionet politike duhet të jenë të qarta dhe jo elektorale, çasja e Kurtit ka qenë gabim dhe e pa qartë, joserioze dhe kishte shumë pasaktësi”, deklaron ai.

Sa i përket paraqitjes me fusnotë ai thotë se “Kurti çka ka qeshë ka vesh”.

Abelard Tahiri për prezantimin e Kosovës me fusnotë nga Kryeministri në Bruksel: Nga e thënë në të bërë, për z. Kurti qëndron një mal i tërë