Lajme

Anglia e bën obligative mbajtjen e maskës pasi u shfaq varianti Omicron

11/28/2021 13:22
nga:Gazeta Blic

Mbajta e maskave do të bëhet obligative në Angli për shkak të shfaqjes së variantit të ri të koronavirusit, Omicron.

Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid, ka thënë se maska është e detyrueshme të mbahet në dyqane dhe në transportin publik nga e marta.

Ai tutje deklaroi se shumë shpejtë testet PCR për COVID-19 do t’u kërkohen të gjithë njerëzve që hyjnë në Britani.

Sipas tij, masat do t’i ndihmojnë për të kaluar Krishtlindjen të sigurt bashkë me familjet e tyre.

Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur masa që disa njerëz duhet të punojnë nga shtëpitë dhe se janë të gatshëm për ndonjë plan tjetër nëse duhet për ta menaxhuar situatën me COVID-19.