Lajme

Ky është 34-vjeçari që humbi jetën aksidentalisht në Rugovë

11/27/2021 20:30
nga:Y I

Sot humbi jetën aksidentalisht një i ri në Rugovë.

Sinjali mëson se viktima është Egzon Ademi, 34-vjeçar, i cili vdiq pasi rrëshqiti nga një lartësi.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës dhe njoftuan se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në kilometrin e shtatë të rrugës Pejë- Rugovë, mbi tunelin e dytë.

Nga Policia kanë bërë me dije në vendin e ngjarjes ka dalë Emergjenca, Policia dhe Zjarrfikësit, ndërsa vdekjen e viktimës e ka kontatuar mjeku në vendin ku ndodhi ngjarja.

Bie nga lartësia, humb jetën i riu në Rugovë