Lajme

Bie nga lartësia, humb jetën i riu në Rugovë

11/27/2021 19:06
nga:Y I

Një i ri ka vdekur sot në Rugovë pasi ka rënë nga një lartësi.

Lajmin e ka konfirmuar  Policia e Pejës.

“Rreth orës 17:00 një person ka rëndë nga një lartësi në kilometrin e shtatë nga Rugova duke u kthyer në Pejë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. I ndjeri është dërguar pa shenja jete në Spitalin rajonal të Pejës”, kanë thënë nga Policia e Pejës për Reporteri.net.

Më tej Policia ka bërë të ditur se i ndjeri ka qenë i shoqëruar nga shokë të tij.

 

Tetë të vdekur dhe 405 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri