Lajme

Kaq vaksina kundër koronavirusit u dhanë në 24 orët e fundit në Kosovë

11/25/2021 15:42
nga:Q R

1 mijë e 627 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë thënë se deri tani numri i vaksinave të administruara në vend është 1 milion e 610 mijë e 960.

851 mijë e 826 persona kanë marrë një dozë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.627 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.610.960 doza të vaksinës. Deri më sot 759.134 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë“, është thënë nga MSH.

Presidentja Osmani pret sot në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta