Lajme

VV-ja paralajmëron ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje

11/18/2021 10:54
nga:N M

Ushtruesja e Detyrës së Shefes së Grupit Parlamentarë të Vetëvendosjës, Mimoza Kusari Lila në seancën e Kuvendit ka paralajmëruar ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.

Ajo u shpreh se tani pas përmbylljes së procesit zgjedhorë të Zgjedhjeve Lokale është koha që të punohet në procesin e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet.

Ajo tha se tani është koha që qytetarëve të u krijohet përfshirja në këtë proces të jetë sa më e lehtë.

“Për qytetarët që kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjeve që të ua bëjmë më të lehtë përfshirjen në këtë proces. Nga këtu sot jo vetëm që japim zotimin por u bëjmë thirrje edhe partive tjera opozitare dhe organizatave të shoqërisë civile që të angazhohemi që të bëjmë….”, u shpreh ajo

Krasniqi: Në zgjedhjet e 17 tetorit fituan qytetarët, Qeveria t’i trajtojë në mënyrë të barabartë komunat