Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në fjalën e tij në kuvend ka vlerësuar procesin e mbajtjes së zgjedhjeve të 17 tetorit, përcjell Gazeta Blic.
Krasniqi tha se në gjithë proces më shumë ka fituar qytetari.
Ai i bëri thirrje Kurtit dhe Qeverisë t’i trajtojë në mënyrë të barabartë të gjitha komunat.
“Konsideratat më të larta për qytetarët për vetdijen e lartë demokratike. Falë tyre demokracia jonë bën pjesë në rangun e demokracive më të zhvilluara. Qytetarë që nuk shantazhohen dhe nuk frikësohen dhe se besimin e tij nuk mund ta marrësh për të mirqenë. Ky standart flet për qytetarin dhe dobinë e qeverisjes. Kush me shume e kush më pak kemi fituar pushtet politik në komuna për më shumë ka fituar qytetari. Qeveria duhet t’i trajtojë në mënyrë të drejtë të gjitha komunat. Qytetari i Kosovës ka folur shumë qartë dhe ka treguar se ky ritëm i juaji është i pamjaftueshëm. Të gjithë kryetarëve të zgjedhur iu uroj punë të mbarë’ deklaroi Krasnqi raporton Gazeta Blic.


