Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar punën e qeverisë Kurti në seancën e sotme parlamentare. Ajo ka kërkuar angazhim më të madh të kësaj qeverie, në mirëqenien e qytetarëve.
Krasniqi, ka përmendur ngritjen e çmimeve të produkteve në vend çka sipas saj ua ka vështirësuar jetën qytetarëve të vendit duke kritikuar qeverinë për mos mbështetje të tyre, raporton GazetaBlic.com
“Nuk e di a jeni në dijeni ju si qeveri, por ritjen e çmimeve të produkteve në vend, është vështirësuar tej mase ekzistenca për shumë familje, sepse çmimet janë bërë të papërballueshme për qytetarët, duke marrë parasyshë edhe të ardhurat që ata i kanë qoftë nga puna që bëjnë në sektorin privat, ku paga minimale është 170 euro, para këto që me ngritjen e çmimeve janë të pamjaftueshme vetëm për sigurimin e produkteve bazike për jetesë e lere më për gjera tjera, të mos flasim për medikamentet që disa i kanë të domosdoshme. E për këtë çështje sa për t’ua kujtuar para se ta vini në pushtet keni premtuar pagën minimale në 350 euro, ndërsa sot kur ata ndodhen në gjendjen më të rënduar nuk flisni fare për të e harruat edhe ngritjen e pagës minimale bashkë me shumë premtime tjera për të cilat nuk flet më askush”, tha ajo.
Deputetja Krasniqi, ka përmendur edhe rritjen ekonomike, të cilën sipas saj po e paraqet në statistika Qeveria e Kosovës, rritje kjo që sipas saj nuk janë duke e përjetuar qytetarët.
“Ju prej që keni marrë përgjegjësi keni thënë se janë rritur të hyrat ndaj shtetit, keni prezantuar statistika se Kosova ka shënuar rritje financiare, derisa në anën tjetër qytetarët e këtij vendit ende nuk po i shohin ato. Pra, duhet të ketë veprime konkrete, nëse shteti paska rritur të hyrat le ti ndjejë qytetari ato, qoftë duke i mbështetur financiarisht dhe pa dallime apo në një formë tjetër, si ajo me furnizim me barna esenciale falas”, u shpreh Krasniqi.
Ajo përmendi edhe rezultatin zgjedhor, për çka tha se qytetarët ndëshkuan qeverin Kurti e cila sipas saj mbolli shpresë e korri zhgënjim.
“Si rezultat, i mbyllet dyertë edhe të Kuvendit të Kosovës sepse ishit të zënë me angazhimet në terren bashkë me Qeverinë duke bërë përpjekje për të mbjellur sërish shpresë të rrejshme tek qytetarë, por më pas korret zhgënjim, sepse qytetari vlerësoi se ju nuk jeni të aftë ose nuk dëshironi të mendoni për mirëqenien e tyre dhe ju ndëshkoi në shumicën e komunave, madje edhe në ato ku keni qeverisur deri më tani, duke e kthyer në masë të madhe votën tek LDK-ja, si partia më e vjetër në vend e cila i ka qëndruar në ballë të gjitha proceseve shtet-ndërtuese”, ka deklaruar ajo.
Më poshtë ju sjellim fjalimin e plotë:
I nderuar Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë,
Janë bërë afërsisht 9 muaj që nga koha kur ka ardhë në pushtet kjo qeveri dhe ende nuk marrë as edhe një vendim të vetëm që do t’ua përmirësonte jetën qytetarëve të vendit, duke i lënë kështu pothuajse në harresë, sepse nuk u pa që e kishte mendjen tek ta, për t’i mbështetur por për të kapur sa më shumë pushtet.
Si rezultat, i mbyllet dyertë edhe të Kuvendit të Kosovës sepse ishit të zënë me angazhimet në terren bashkë me Qeverinë duke bërë përpjekje për të mbjellur sërish shpresë të rrejshme tek qytetarë, por më pas korret zhgënjim, sepse qytetari vlerësoi se ju nuk jeni të aftë ose nuk dëshironi të mendoni për mirëqenien e tyre dhe ju ndëshkoi në shumicën e komunave, madje edhe në ato ku keni qeverisur deri më tani, duke e kthyer në masë të madhe votën tek LDK-ja, si partia më e vjetër në vend e cila i ka qëndruar në ballë të gjitha proceseve shtet-ndërtuese.
Nuk e di a jeni në dijeni ju si qeveri, por ritjen e çmimeve të produkteve në vend, është vështirësuar tej mase ekzistenca për shumë familje, sepse çmimet janë bërë të papërballueshme për qytetarët, duke marrë parasyshë edhe të ardhurat që ata i kanë qoftë nga puna që bëjnë në sektorin privat, ku paga minimale është 170 euro, para këto që me ngritjen e çmimeve janë të pamjaftueshme vetëm për sigurimin e produkteve bazike për jetesë e lere më për gjera tjera, të mos flasim për medikamentet që disa i kanë të domosdoshme. E për këtë çështje sa për t’ua kujtuar para se ta vini në pushtet keni premtuar pagën minimale në 350 euro, ndërsa sot kur ata ndodhen në gjendjen më të rënduar nuk flisni fare për të e harruat edhe ngritjen e pagës minimale bashkë me shumë premtime tjera për të cilat nuk flet më askush.
Në situatë jo më të mirë janë edhe kategoritë e ndryshme që përfitojnë të hyra nga shteti, nisur nga pensionistët të cilëve me të ardhur në qeverisje ua keni zvogëluar pensionet, për çka me të drejtë jeni kritikuar për një vendim të gabuar e të dëmshëm për qytetarët. Tani, kur u afrua koha e zgjedhjeve lokale vendoset të ndani nga 100 euro shtesë për ta vetëm për muajin nëntor, por kjo u pa që nuk ju kryjt punë më, sikurse edhe xhipat e zi, të cilët nuk mundem pa ua përmend sepse i patet kritikuar shumë sa ishit në opozitë, ndërsa tani nuk keni lënë vend pa shkuar me ta, por nuk ju kryjti punë as kjo paraqitje, sepse qytetarët tashmë janë të bindur se ju keni vendosur interesat peronale mbi ato të qytetarëve dhe mirëqenien e tyre.
I keni denigruar punonjësit shëndetësor, që pa mëdyshje janë heronjtë e kësaj kohe, duke ua zvogëluar shtesat nga 300 euro sa ishin në qeverisjen e Kryeministrit Hoti, në 60 euro, të cilat me të drejtë ata refuzojnë t’i pranojnë sepse janë të pamjaftueshme nëse llogaritet puna që ata e kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë tani. Por, dëmi këtu është më i madh sepse nëse analizojmë të dhënat e Odës së Mjekëve shohim se vetëm gjatë këtij viti kanë ikur mbi 130 mjekë nga vendi, pra kjo është si pasojë e mos vlerësimit të kontributit të tyre, për çka pasojat më të mëdha rrezikojmë t’i ndjejmë më vonë nëse vazhdohet me këtë qasje të dëmshme. Të gjitha kaklulimet e bazuara në situatën aktuale, flasin për një kolaps të sistemit shëndetësor në 10 vitet e ardhshme, si rezultat i ikjes së mjekëve dhe mos zëvendësimit të mjekëve që dalin në pension, a jeni në dijeni për këtë z. Kurti apo nuk ju intereson fare kjo punë?
Ju prej që keni marrë përgjegjësi keni thënë se janë rritur të hyrat ndaj shtetit, keni prezantuar statistika se Kosova ka shënuar rritje financiare, derisa në anën tjetër qytetarët e këtij vendit ende nuk po i shohin ato. Pra, duhet të ketë veprime konkrete, nëse shteti paska rritur të hyrat le ti ndjejë qytetari ato, qoftë duke i mbështetur financiarisht dhe pa dallime apo në një formë tjetër, si ajo me furnizim me barna esenciale falas.
Mjaft keni qëndruar pa bërë asgjë, është koha që të punoni diçka në të mirën e qytetarëve sepse atyre ju ka humbur durimi e iu është shtuar zhgënjimi ndaj kësaj qeverie që dha veç shpresë të rrejshme.
Mjaft më arrogancë dhe mjaft me keqqeverisje.
Angazhohuni për të mirën e këtij vendi ose lëshoni rrugë.
Ju faleminderit,