Tyson Fury ka kërcënuar se do të shkojë në terrenin stërvitor të Manchester United bashkë me Patrice Evra për të kthyer një ‘mentalitet fituesi’ në klubin e tij të zemrës.
United u mposht 2-0 nga rivali, Manchester Cityt në derbin e Manchesterit në Old Trafford dhe kampioni i peshave të rënda të WBC-së, Fury ishte në stadium, por nuk duket i kënaqur me paraqitjen e ‘Djajve të Kuq’, përcjell GazetaBlic Sport.
“Pas humbjes së sotme ndaj Cityt, është e drejtë të thuhet se United po mposhtet më keq sesa Deontay Wilder në të gjitha betejat e tij kundër meje”, tha Fury në një video në Instagram.
“Ne jemi absolutisht duke u shkatërruar. Mendoj se pjesërisht është për shkak se lojtarët – pa mos respekt për asnjërin prej jush – nuk duket sikur po gërmoni thellë për të provuar t’i fitoni këto lojëra.”
“Unë dhe Patrice Evra do të vijmë në stërvitje dhe do t’ju japim pak nga ai grushti dhe do t’ju japim fjalët që ju nevojiten”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


