Lajme

Kandidati i NISMA-s në Podujevë nuk “pajtohet” me rezultatin ku mori vetëm 199 vota

10/18/2021 09:13
nga:Genita C

Kandidati i NISMA-s Socialdemokrate për kryetar të Podujevës Xhemajl Hasani, nuk është “pajtuar” me rezultatin zgjedhor.

“Këta ta marrin dheun ndër këmbë”, ishte një shkrim i tij i bërë mbrëmë pas publikimit të rezultateve preliminare.

Hasani po ashtu tha se do të kërkojë “rinumërimin” e votave.

“Unë nuk pajtohem me këtë rezultat.Koka shkru me kërku rinumërim”.

Xhemajl Hasani, ishte bërë i njohur me deklaratat e tij gjatë fushatës zgjedhore.

Ai pati deklaruar në Klan Kosova se “vozitë një makinë modeste të tipit Ferrari”.