Lajme

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

09/17/2021 13:50
nga:N M

Policët nga stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, kanë arritur që të arrestojnë 28-vjeçarin M.A.

Ai po kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , me dënim burgimi prej një muaji.

Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit dërgohen në vuajtje të dënimit.

Ministrja Nagavci tregon se a do të shtyhet sërish fillimi i vitit të ri shkollor!