Dritëro Arifi, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, vlerëson se vizita e kancelares gjermane, Angela Merkel, nuk do të ketë efekt politik në vend, shkruan Gazeta Blic.
Arifi për ‘Gazeta Blic’ deklaron se mesazhet e Merkel ishin për paqe dhe bashkëpunim.
“Mesazhet që përqoj Merkel nga vizita e saj ishin për paqe dhe bashkëpunim. Realisht nuk besoj që do të ketë ndikim diçka vizita e saj, ka qenë vizitë lamtumirëse dhe inkurajuese për Ballkanin. Ndonjë efekt politik nuk besoj ta ketë”, deklaron Merkel.
Kancelarja gjermane Agnela Merkel po qëndron për vizitë në Shqipëri.
Në Pallatin e Brigadave ajo u prit me nderime të larta shtetërore nga kryeministri shqiptar Edi Rama.
Atje zyrtarja e lartë gjermane ka mbledhur në një takim kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në mesin e të cilëve është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Merkel do të takohet veç e veç me të gjithë udhëheqësit dhe më pas do të zhvillohet një mbledhje e përbashkët.
Nga Kosova po marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Tiranë – Kryeministri Kurti takohet me Angela Merkel


