Sporti

Barcelona-Bayern, Neuer: “Një fitore 2-8? Nuk do të ketë një përsëritje, Barcelona nuk është e dobët

09/13/2021 14:27
nga:Lorik J

Manuel Neuer, kapiteni i Bayern, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Barcelonës.

Bayern Munich dhe Barcelona takohen nesër në “Camp Nou” me fillim nga ora 21:00, në kuadër të fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.

“Do të jetë ndryshe në krahasim me ndeshjen kur fituam 8-2. Ndeshja është për fazën e grupeve dhe që atëherë të dy skuadrat kanë ndryshuar, ka trajnerë të tjerë”, tha fillimisht Neuer.

Për largimin e Messit: “Ka ende lojtarë të rinj që do të duan të tregojnë veten dhe ne kemi respekt për ata që luajnë në Barcelona, definitivisht nuk është një ekip i dobët”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport