Lajme

Bulliqi: Sheshi është në fazën përfundimtare të punimeve, shpejt qytetarët do ta kenë në dispozicion të plotë

09/12/2021 11:10
nga:Q R

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, po vazhdon me vizita në terren.

Bulliqi në ‘Facebook’, ka bërë të ditur se mbrëmë me bashkëpunëtorë dhe kompaninë punëkryerse kanë përuruar ndriçimin në pjesën e dytë të sheshit.

Bulliqi zotohet se do të vazhdojnë me punë të mira në qytetin që ai udhëheq.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se sheshi është në fazën përfundimtare të punimeve e shumë shpejt qytetarët do ta kenë në dispozicion të plotë për ta shfrytëzuar.

​LDK akuza ndaj qeverisë: Pasive dhe e dobët, me Serbinë duhet një zgjidhje gjithëpërfshirëse