Lajme

Shpend Ahmeti: Kur numrat janë të ulta meritat i merr qeveria, kur janë të larta përgjegjësin e ka IKSHPK-ja

09/10/2021 14:33
nga:Y I

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas deklarimeve të kryeministrit Kurti se kanë vepruar në përputhje me rekomandimet e IKSHPK-së në lidhje me masat anti Covid, raporton Gazeta Blic.

Ahmeti thotë se sipas tyre kur numrat janë të ulta meritat i merr Qeveria a kur janë të lartë përgjegjësinë e ka IKSHPK-ja.

“Pronësoni rezultatet! Mirë e keq!Vetëm ashtu shtohet besimi në institucione. E ky besim sot është i domosdoshëm!” shkruan Ahmeti në Facebook.

Postimi i plotë: