Lajme

​87 pacientë nën kujdes intensiv mjekësor nga COVID-19

09/05/2021 12:52
nga:Gazeta Blic

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës në raportin 24 orësh, ka njoftuar se 1207 pacientë po marrin trajtim nga COVID-19, në klinkat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas njoftimit, 1101 nga ta, të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 1026 me oksigjeno-terapi dhe 87 në kujdes intensiv mjekësor.

“Në QKUK janë të shtrirë 418 pacientë të shtrirë, 413 prej tyre Covid-19 pozitivë, 354 me oksigjeno-terapi. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 789 pacientë, 688 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 672 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme.