Sporti

U largua ditën e fundit nga Barcelona, futbollisti akuzon drejtuesit: Me shiten pa dëshirën time!

09/03/2021 17:17
nga:Mergim Rreci

Emerson Royal u transferua në ditën e fundit të merkatos nga Barcelona tek Tottenham.

Megjithatë, duket se ai nuk ishte aspak i kënaqur me shitjen e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Në një intervistë për gazetën spanjolle ‘Marca’, Emerson u shpreh se Barça e shiti kundër vullnetit të tij te Tottenham:

“Kur mbërrita isha i sigurt se Barcelona nuk donte të më shiste, por duke parë atë që ndodhi e kuptova se më kishin afruar për të më shitur.

Takova drejtuesit e klubit. Ata filluan të më thonë se situata e klubit nuk ishte e mirë, se po kalonin një kohë të vështirë dhe se ishte më mirë për të ta shisnin.

Unë u përsërita atyre se qëllimi im ishte të qëndroja sepse kisha iluzionin të luaja këtu dhe të kontribuoja për Barcelonën. E dija që nëse do të isha në formën time më të mirë, do të kisha sukses këtu.

Unë jam i zgjuar dhe erdhi një kohë kur kuptova se ata po më thoshin të thonin të largohesha. Ata po më nxirrnin jashtë me fjalë shumë të mira’’, tha Emerson.