Lajme

Gjini: Sot kam nënshkruar nisjen e procedurave për projektin “Ndërtimi i kanalizimit të ujërave të zeza dhe atmosferikë në rrugën Lekë Dukagjini” në Gjakovë

09/03/2021 17:09
nga:Y I

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar nisjen e përshpejtuar të procedurave të prokurimit, për projektin “Ndërtimi i kanalizimit të ujërave të zeza dhe atmosferikë në rrugën Lekë Dukagjini” në komunën e Gjakovës.

Gjini ka bërë të  ditur se komuna e Gjakovës ka hyrë në bashkëfinancim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për zgjidhjen e këtij problemi.

Ai ka falenderuar ministrin Elbert Krasniqi për mbështetjen, raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Jam i lumtur që sot nënshkrova nisjen e përshpejtuar të procedurave të prokurimit, për projektin “Ndërtimi i kanalizimit të ujërave të zeza dhe atmosferikë në rrugën Lekë Dukagjini”, një problem i kahmotshëm i banorëve të Dardanisë.

Komuna e Gjakovës ka hyrë në bashkëfinancim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për zgjidhjen e këtij problemi dhe e falenderoj ministrin Elbert Krasniqi për mbështetjen.