Sporti

Moment prekës, Sterling shumë i mërzitur nga thirrjet raciste të tifozëve të Hungarisë

09/03/2021 16:16
nga:Mergim Rreci

Ndeshja e mbrëmshme mes Hungarisë dhe Anglisë u karakterizua nga polemika të mëdha.

Kishte thirrje të supozuara raciste në drejtim të futbollistëve të Anglisë nga tifozët e kombëtares vendase, shkruan GazetaBlic Sport.

Në një moment, Sterling ishte shumë i prekur nga thirrjet, ku shihet qartë në reagimin e tij në fytyrë.

UEFA ka bërë thirrje që do të punojë fuqishëm në këtë drejtim, atje ku do të hetojë deri në pikën e fundit çdo thirrje të mundshme raciste.

/GazetaBlic Sport/