Sporti

Nuk e ftoi për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, trajneri i Marokut: Ziyech nuk donte të stërvitej, pretendonte se është i lënduar!

09/02/2021 10:51
nga:Lorik J

Një surprizë e madhe ka ardhur nga trajneri i Morokos, Vahid Halilhodzic para ndeshjeve të para të kualifikueseve të Kupës së Botës 2022 në zonën e Afrikës.

Maroku do të përballet sonte me Sudanin – por në listën e lojtarëve të ftuar nuk është Hakim Ziyech, sulmuesi i Chelsea, përcjell GazetaBlic Sport.

Në konferencën për shtyp, trajneri u pyet për këtë veprim, ku dha deklaratë shokuese.

“Për herë të parë në karrierën time, kam qenë dëshmitar që një lojtar i madh refuzon të stërvitet dhe pretendon që është i lënduar,” tha Halilhodzic përpara ndeshjes me Sudanin.

“Ai nuk duket si një lojtar i gatshëm për të luftuar për një vend në Kupën e Botës. Unë nuk do ta toleroj atë.”