Lajme

Kandidatja e LDK-së për Kryetare të Ferizajt Sibel Halimi, takime intenzive me bizneset ferizajase

08/31/2021 20:49
nga:Gazeta Blic

Kandidatja e LDK-së për Kryetare të Komunës së Ferizajt Sibel Halimi, në vazhdën e takimeve me bizneset private në Ferizaj, vizitoi kompaninë e ujit “Miros”.

Halimi takoi nga afër stafin punonjës, për t’u njoftuar me problematikat dhe sfidat që bizneset hasin çdo ditë në funksionimin e tyre.

“Kompanitë private në Ferizaj janë kapilarët e zhvillimit të qytetit! Në kompaninë e ujit “Miros”, vizitova stafin e mrekullueshëm, që e bënë të mundur ujin “Miros” të jetë prezent në të gjithë Kosovën. Mbështetja e institucioneve në këtë kompani është inegzistente që nga themelimi i saj edhe pse kjo kompani ka kaluar edhe kufijtë e Kosovës për nga eksporti, e ka të punësuar mbi 60 punëtorë, u shpreh Kandidatja për Kryetare të Ferizajt në rrjetet sociale.