Një burrë nga Mitrovica është ngacmuar në rrjetet sociale nga një vajzë.
Ai rastin e ka raportuar në polici.
“Mitrovica e veriut. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është shqetësuar përmes rrjeteve sociale nga e dyshuar femër kosovare”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Tutje, në këtë raport bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.