Sporti

Prishtinasi e gjuan me shishe qelqi në ballkon një vajzë, pastaj i shkon te dera dhe e kërcënon

08/18/2021 09:37
nga:M K

Një vajzë e lajmëroi policinë në Prishtinë që një person i panjohur e gjuajti me shishe qelqi në ballonin e saj.

Më pastaj, i dyshuari ka shkuar tek dera dhe ka përdorur fjalë kërcënuese ndaj të njëjtës.

Sipas policisë, i dyshuari u pa nga policia duke lënë një thikë në karrikë dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

“Prishtinë 17.08.2021-20:45. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se një person i njohur ka gjuajtur në ballkonin e saj dy shishe qelqi dhe më pas i kishte trokitur në derë duke përdorur fjalë kërcënuese ndaj saj.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë parë të dyshuarin në një largësi i cili ka lënë një thikë në një ulëse dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Thika është sekuestruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është nën hetime”, njofton policia.