Talibanët kanë lëshuar një amnisti të përgjithshme për të gjithë zyrtarët qeveritarë, duke u kërkuar atyre të kthehen në punë me “besim të plotë”.
“Është shpallur një amnisti e përgjithshme për të gjithë… kështu që ju duhet të filloni jetën tuaj rutinë me besim të plotë,” tha AFP, duke cituar një deklaratë talebane.
Kjo deklaratë vjen në mes të frikës në Afganistan, pasi të gjithë ata që punonin për qeverinë ose organizatat e mbështetura nga Perëndimi – ata që punuan si përkthyes për trupat amerikane për shembull – kanë frikë nga ndëshkimet.
Talibanët janë të njohur për kryerjen e dënimeve brutale dhe janë akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës – diçka që ata e mohojnë.
Aeroporti i Kabulit rihapet një ditë pas skenave kaotike: Sot situata më e qetë