Lajme

Ministri Mehaj takon nënën e Heroit Adrian Krasniqit: Nanë e madhe, që lindi, rriti e frymëzoi viganin e kombit

08/15/2021 17:20
nga:Gazeta Blic

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka takuar nënën e Heroit të Kombit, gjeneral Adrian Krasniqit, Mejremen.

Ai momentin e takimit me të e konsideroi si shumë emocionues, ndërsa Mejremen nënë të madhe.

“Sot, ishte moment emocionues takimi me Zonjën Mejreme, Nanën e Heroit të Kombit, gjeneral Adrian Krasniqit. Këtë Nanë të madhe, që lindi , rriti e frymëzoi viganin e kombit Adrian Krasniqi, se Lufta kundër pushtuesit dhe Liria e Atdheut janë bekim për Nanën shqiptare”, ka shkruar Mehaj.

Ai gjithashtu tregoi se këtë takim folën edhe për babain e Adrian Krasniqit.

“Me zonjën Mejreme evokuam kujtime edhe për bashkëshortin e saj, patriotin e madh Rexhep Krasniqin, njëherit nipin tonë të Mehajve të Isniqit, i cili vdiq i ri në moshën 33 vjeçare, duke lënë jetim Adrianin e Ilirin, por si fëmijë, të frymëzuar deri në fund për kauzën e luftës për liri”

“Zonjës Mejreme i thashë se, për ne, vepra, lufta dhe flijimi i Adrianit dhe gjithë të rënëve për liri, e mbi të gjitha ideali i tyre janë dhe do të jenë udhërrëfyesi ynë i vetëm për të marshuar përpara”, përfundoi Ministri Mehaj.