Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Rrezarta Krasniqi, ka reaguar lidhur me rritjen e numrit të rasteve me Covid-19.
Krasniqi, ka akuzuar për dështim Qeverinë Kurti, në menaxhim të situatës me pandeminë, për çka thotë se do të ndëshkohen nga qytetarët.
“Vendi aktualisht ndodhet në pikën me kritike të situatës me pandeminë, derisa Qeveria Kurti nuk ndërmerr asnjë veprim për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, ngaqë së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia është fokusuar në zgjedhje lokale, duke prentenduar udhëheqjen e Prishtinës. Pra, siç po shihet këta janë në gjendje të rrezikojnë jetën e mbarë popullit, për të siguruar më shumë pushtet për vete, por kjo nuk do të ndodhë, sepse do t’ua paguajnë qytetarëve faturën e dështimit në mbrojtje të shëndetit të tyre”, ka deklaruar ajo, shkruan GazetaBlic.com
Deputetja Krasniqi, në reagimin e saj u bëri thirrje qytetarëve të ruajnë shëndetin e tyre dhe të familjarëve, ngaqë sipas saj, atë po ua rrezikon edhe Qeveria Kurti me mos veprim.
“ Kjo qeveri me sjellje inferiore ndaj situatës pandemike, është bërë me e rrezikshme se sa virusi Covid-19, andaj lus qytetarët që të bëjnë kujdes maksimal dhe të respektojnë rregullat e përcaktuara nga organizata botërore e shëndetit publik dhe IKSHPK, në mënyrë që gjendja të vendost nën kontrollë e mos të kemi më tepër jetë të humbura nga ky virus”, tha ajo.
Më poshtë e gjeni reagimin e plotë:
Shqetësuese dhe alarmante rritja masive e rasteve të infektimit me virusin Covid-19. Vetëm në 24h e fundit janë raportuar 1370 raste të reja të infektimit me këtë virus dhe 1 jetë e humbur si pasojë e këtij virusi.
Vendi aktualisht ndodhet në pikën me kritike të situatës me pandeminë, derisa Qeveria Kurti nuk ndërmerr asnjë veprim për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, ngaqë së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia është fokusuar në zgjedhje lokale, duke prentenduar udhëheqjen e Prishtinës. Pra, siç po shihet këta janë në gjendje të rrezikojnë jetën e mbarë popullit, për të siguruar më shumë pushtet për vete, por kjo nuk do të ndodhë, sepse do t’ua paguajnë qytetarëve faturën e dështimit në mbrojtje të shëndetit të tyre.
Kjo qeveri me sjellje inferiore ndaj situatës pandemike, është bërë me e rrezikshme se sa virusi Covid-19, andaj lus qytetarët që të bëjnë kujdes maksimal dhe të respektojnë rregullat e përcaktuara nga organizata botërore e shëndetit publik dhe IKSHPK, në mënyrë që gjendja të vendost nën kontrollë e mos të kemi më tepër jetë të humbura nga ky virus.
Bëni kujdes për vetën dhe familjarët tuaj!


