FIFA ka publikuar ranglistën e re të kombëtareve të futbollit.
Kosova në publikimin e ri të shtëpisë më të madhë të futbollit ka avancuar për 5 pozita më lartë, përcjell GazetaBlic Sport.
Nga vendi i 120-të që ishtë në herën e kaluar, Kosova tani renditet e 115’ta me 1159 pikë.
Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka treguar progres në renditjen e re, Shqipëria ka shënuar rënie në tre pozita duke u renditur e 69’ta me 1362 pikë.
Kombëtarja e parë në këtë ranglistë është Belgjika me 1822 pikë pasuar nga Brazili me 1798 dhe Franca me 1762.
/GazetaBlic Sport/


