Sporti

Kelmendi: Këto janë dy arsyet pse LVV-ja nuk po i zyrtarizon kandidatët për kryetarë komunash

07/22/2021 19:25
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike, Muhamed Kelmendi, ka komentuar vendimin e LVV-së për të mos i publikuar deri tani kandidaturat për kryetarë komunash.

Kelmendi në një prononcim për “Gazeta Blic” tha se janë dy arsye që deri tani nuk janë bërë publike kandidaturat nga ky subjekt politik.

E para sipas Kelmendit ka të bëjë me garën mes grupeve rivale brenda VV-së dhe faktori i dytë sipas tij është konflikti midis VV-së dhe grupimit politik të Vjosa Osmanit.

“Në kuader të kandidatëve te VV-së për kryetar të komunave ka mendime dhe të dhëna të ndryshme pse nuk po i bëjnë publike emrat e kandidatëve VV-ja. Zakonisht partitë i publikojnë 4-6 muaj para zgjedhjeve kandidatët e tyre.Në VV duket se jane dy çështje që kanë ndikuar për mos publikim.1. Në kuader të vetë VV-së ka kunderthënie dhe fërkime të mëdha midis grupeve politike për kandidatët që duhet të dalin në zgjedhje. Grupet që po sundojnë janë të ndryshme. Duket se së paku jane tri grupe në VV që luftojnë per kandidatët e vet.2. Eshtë konflikti midis VV-së dhe grupimit politik të Vjosa Osmanit. Këta po dojnë kandidatët e vetë për kryetar. VV -ja kandidatët e vetë.Këtej ka fërkime dhe natyrisht se këto dy fakte kanë berë që mos të kemi publikim ende të kandidatëve të VV -së për kryetar” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”

Përveç LVV-së subjektet e tjera tashmë i kanë zyrtarizuar kandidaturat në Prishtinë dhe qytetet e tjera.

Një garë e fortë pritet të zhvillohet në kryeqyet, ku deri në garë janë Uran Ismaili i PDK-së, Përparim Rama i LDK-së, Daut Haradinaj i AAK-së, Selim Pacolli i AKR-së dhe Bekim Bresovci i Nisma Socialdemokrate.

Zgjedhjet lokale në vend pritet të mbahen me 17 tetor ndërsa parafushata elektorale ka filluar nga kandidatët e zyrtarizuar.

/Gazeta Blic/

 

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, sulmohet me vezë

Kryeministri Kurti ngushëllon familjet e dy viktimave që humbën jetën nga përmbytjet në Gjermani