Wijnaldum u transferua këtë verë te PSG.
Holandezi nënshkroi me klubin parisien pasi kontrata e tij me Liverpoolin skadoi në fund të këtij sezoni dhe u largua nga Anfield me parametra zero, shkruan GazetaBlic Sport.
30 vjeçari u shpreh i lumtur me transferimin e tij te skuadra e Mauricio Pochetinos.
“Një ndjesi e fortë, pasi jam pjesë e një klubi të madh, që është i mbushur me lojtarë të shkëlqyer“, tha fillimisht ai.
“Parisi është një qytet i bukur, me një tifozë të jashtëzakonshëm. E di mirë, pasi kam luajtur kundër PSG në ‘Parc des Princes’. Kjo është një ditë e shkëlqyer për mua dhe familjen time, pasi po nisim një aventurë të re.
??️?
Notre recrue @GWijnaldum a accordé une interview à #PSGtv à son arrivée à Paris. L'international néerlandais évoque ce nouveau défi dans sa carrière, et les ambitions qui l'animent !
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) July 22, 2021
E kam treguar në klubet ku kam luajtur që jam një futbollist që dëshiron të fitojë. Dua të përmirësohem dhe të mësoj nga shokët e trajnerët, është pjesë e mentalitetit tim. Synoj të sjell këtë mentalitet tek ekipi dhe shpresoj të përshtatem sa më shpejt“, përfundoi mesfushori holandez.
Wijnaldum ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Paris Saint Germain.
/GazetaBlic Sport/


