Lajme

“Turpi brina nuk ka”- Blerim Latifi me kritika për qeverisjet komunale në Prishtinë pas peticionit për shtatoren e Adem Jasharit

07/09/2021 15:38
nga:Y I

Tifo-grupi i skuadrës së Prishtinës “Plisat”, kanë nisur sot peticion për vendosjen e përmendores së Adem Jashari në qytetin e Prishtinës.

Pas kësaj Iniciative ka ardhur reagimi i profesorit universitar, Blerim Latifi.

Latifi thotë se qeveritë komunale në kryeqytet për 22 vjet nuk e gjetën dot këtë vend për vendosjen e përmendores së Adem Jasharit.

“Turpi brina nuk ka! Por, një gjë dihet: lavdia e Adem Jasharit nuk ka nevojë për ne; ky shtet ka nevojë për emrin dhe lavdinë e tij’ shkruan Latifi në Facebook raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Ja pra, kemi ardhur në këtë ditë kur duhet nënshkruar peticion qytetarësh për t’i bërë vend në Prishtinë një monumenti të Adem Jasharit. Për 22 vjet qeveritë komunale të kryeqytetit nuk e gjetën dot këtë vend.Turpi brina nuk ka! Por, një gjë dihet: lavdia e Adem Jasharit nuk ka nevojë për ne; ky shtet ka nevojë për emrin dhe lavdinë e tij!

Nis peticioni për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë