Lajme

Haradinaj takohet me banorë të Hajvalisë: Shqetësim kryesor mungesa e investimeve në infrastrukturë

07/08/2021 20:23
nga:Y I

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka vizituar sot disa familje në Hajvali.

Haradinaj ka thënë se nga afër është informuar për problemet me të cilat ballafaqohen banorët e kësaj pjese të kryeqytetit.

“Në vazhdën e takimeve me banorë nga pjesë të ndryshme të Kryeqytetit, sot isha në Hajvali, më saktësisht tek familjet Rashiti, Metolli, Sopjani dhe Gashi. Nga biseda me ta u informova më gjërësisht rreth problemeve me të cilat ballafaqohen çdo ditë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Daut Haradinajt:

Në vazhdën e takimeve me banorë nga pjesë të ndryshme të Kryeqytetit, sot isha në Hajvali, më saktësisht tek familjet Rashiti, Metolli, Sopjani dhe Gashi.

Nga biseda me ta u informova më gjërësisht rreth problemeve me të cilat ballafaqohen çdo ditë.

Shqetësim i tyre kryesor mbetet ende mungesa e investimeve në infrastrukurë, më saktësisht në rregullimin rrugës e cila vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme.

Bashkë me banorët do të insistojmë tek organet përgjegjëse që sa më shpejtë të intervenohet në këtë pjesë.