Njohësi i çështjeve politike, Arben Ahmeti, ka kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve kosovare që të largohet nga tavolina e bisedimeve me Serbinë, derisa të shkarkohet ministri serb, Aleksandër Vulin, ose të kërkojë falje për fyerjen publike që sot ia bëri presidentes Vjosa Osmani, raporton Gazeta Blic.
“Qe nje vendim taktikisht i menqur: Kosova terhiqet nga tavolina e bisedimeve deri ne shkarkimin e Aleksander Vulin ose kerkim faljen publike per fyerjen ndaj presidentes”, ka shkruar Ahmeti.
Vulin ka përdorur fjalë të poshtëra karshi presidentes së vendit, Vjosa Osmani, duke i thënë se “po të kishte fytyrë aq sa ka stomak, do të përkulej para shtëpisë së verdhë”.


