Lajme

Zemaj: Qeveria Kurti nuk ua vazhdoi shtesat stafit shëndetësor, nesër ju thonë “ju jeni krenaria jonë”

07/01/2021 18:58
nga:Q R

Ish- ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti, për mosvazhdimin e shtesave të personelit shëndetësor, shkruan GazetaBlic.

Sipas Zemajt, edhe pse Qeveria nuk ja vazhdojë shtesat, po e njëjta Qeveri do të vazhdojë t’ju thurin lavde e t’ju thonë “ju jeni krenaria jonë”.

Postimi i plotë:

“Edhe një “vlerësim” për punën e personelit shëndetësor në luftën kundër Covid 19, në 100 ditëshin e saj, Qeveria Kurti nuk ua vazhdoi shtesat.
Nesër vazhdojnë t’ju thurin lavde e t’ju thonë “ju jeni krenaria jonë”, e shtesat askund!

Stoltenberg ia përkujton Kurtit: FSK nuk mund të shkojë në veri pa marrëveshje me KFOR-in