Lajme

Mbytet një 60 vjeçar në Durrës

06/30/2021 13:59
nga:N M

Një pushues ka humbur jetën në bregdetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si lagjia 13 e qytetit bregdetar.

Më datë 30.06.2021, në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur.

Vazhdon aksioni në këto komuna të vendit, arrestohen edhe disa zyrtarë tjerë të Bujqësisë