Sporti

Priti penalltinë vendimtare, Sommer pas ndeshjes: “Rezultat i pabesueshëm, kemi luajtur me zemër dhe karakter”

06/29/2021 01:04
nga:Lorik J

Yann Sommer, portieri i Zvicrës, ishte protagonisti i madh i ndeshjes që i mundësoi ekipit kombëtar të Petkovic kalimin në çerekfinalet e Euro 2020.

Ai priti penalltinë vendimtare dhe kaloi Zvicrën tutje në çerekfinale, përcjell GazetaBlic Sport.

Portieri i Borussia Moenchengladbach foli për UEFA pas ndeshjes: “Çfarë loje, çfarë nate futbolli! Ne kurrë nuk kishim arritur të shkonim më larg në një kampionat evropian, kemi luajtur me zemër dhe karakter dhe kemi arritur të marrim një rezultat të pabesueshëm. Ne shpaguam penalltinë e humbur nga Ricardo Rodriguez, por ne gjithmonë besonim në rikthimin: Jam krenar për të gjithë ekipin dhe për reagimin pas disavantazhit të dyfishtë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport