Sporti

Ky është formacioni më i mirë në “Euro 2020” pas fazës së grupeve sipas Bylbyl Sokolit

06/25/2021 23:03
nga:Mergim Rreci

Trajneri i mirënjohur i futbollit kosovar, Bylbyl Sokoli ka prezantuar formacionin më të mirë sipas tij pas fazës së grupeve në Kampionatin Evropian.

Sokoli bëri një formacion të cilin e konsideron si më të mirin pas tri ndeshjeve të para në këtë kompeticion, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai në portë e vendosi portierin Courtois, në mbrojtje e vendosi Bonuccin, Varanen dhe Hummelsin, në mesfushë e vendosi Alban në anën e majtë, Xhakan dhe Pogban në mes, kurse Shaqirin në anën e djathtë.

Në sulm ai vendosi Mbappen, ronaldon dhe Lukakun.