Lajme

Haradinaj: Gjilanasit i dhanë shumë çështjes kombëtare

06/15/2021 13:50
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar lart kontribunit e gjilanasve gjatë luftës së fundit.

Për këtë, ai ka shkuar atje dhe bëri homazhe te varret e disa heronjve. Haradinaj gjithashtu shtoi se sa herë kujtohen aktivitetet dhe organizatat ilegale për çlirim kombëtar, është e pamundur të mos jenë prezentë gjilanasit.

“Njerëzit e Gjilanit i dhanë shumë çështjes kombëtare në etapa të ndryshme dhe të rënda për shqiptarët. Sa herë kujtojmë aktivitetin dhe organizatat ilegale për çlirim kombëtar, është e pamundur të mos jenë prezent gjilanasit. Përpjekjet për lirinë e Atdheut ishin të vazhdueshme. Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani, Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Kadri Zeka, Zijah Shemsiu, Agim Ramadani, Abdullah Tahiri dhe mijëra shqiptarë që pasuan idealin e lartë të lirisë, janë meritorët që ne sot festojmë Ditën e Çlirimit të Gjilanit. Përulemi me respekt para sakrificës së Heronjve, Dëshmorëve e Martirëve. Nderojmë kontributin e luftëtarëve të Brigadës 171 “Kadri Zeka” dhe luftëtarëve gjilanas në tërë vendin. Urime Dita e Çlirimit, Gjilan”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.