Lajme

Tejkaloi në vijë të plotë, kosovari e pëson keq nga Policia: U dënua 150 euro, iu konfiskua patenti për 3 muaj dhe iu hoqën 2 pikë

06/14/2021 10:47
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës po tregohet e pamëshirëshme për shkelësit e ligjit.

Një shofer i kombi-busit është dënuar rreptë nga Policia e Kosovës.

Siç shihet, atij i është dhënë gjobë prej 150 eurosh, iu konfiskua patenti për 3 muaj si dhe iu hoqën 2 pikë.

“Policia e Kosovës përmes videove dhe fotografive të publikuara në mediat online ka pranuar informata për pjesëmarrës në trafik të cilët kanë kryer kundërvajtje rrugore duke bërë tejkalim në vijën e plotë. Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e saktë të kundërvajtësve, me ç ‘rast edhe u është shqiptuar tiketa sipas ligjit mbi kundërvajtjet në trafik”, thonë Policia.

Policia e Kosovës i ka falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar dhe kontributin e dhënë në parandalimin e kundërvajtjeve dhe njëkohësisht ka apeluat për pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë rregullat e trafikut për një siguri më të madhe.