Pavarësisht vërshëllimave të dëgjuara në tribunat e Riverside Stadium në Middlesbrough për ndeshjen miqësore midis Anglisë dhe Austrisë (1-0) të Mërkurën, lojtarët anglezë nuk kanë ndërmend të ndryshojnë zakonin e tyre.
Ata do të vazhdojnë të bien në një gju para fillimit të ndeshjeve Euro, për të mbrojtur kauzën anti-raciste “Black Lives Matter”. Ishte trajneri i tyre Gareth Southgate që e njoftoi këtë gjë ditën e djeshme, shkruan L’Equipe.
“Gjëja më e rëndësishme për lojtarët tanë është të dinë se ne jemi plotësisht të bashkuar për këtë iniciativë, ne jemi plotësisht të përkushtuar për të mbështetur njëri-tjetrin, për të mbështetur ekipin,” shpjegoi ai.
“Ndihemi më të vendosur se kurrë për të bërë këtë gjë. Ne e pranojmë që mund të ketë një reagim negativ dhe ne thjesht do ta injorojmë atë dhe do të vazhdojmë tutje”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


