Sporti

Presidenti i La Ligas paralajmëron Realin dhe Barcelonën: Mund të mbeten jashtë Ligës së Kampionëve

06/02/2021 13:08
nga:Mergim Rreci

Javier Tebas, president i Ligës Spanjolle, foli në lidhje me fatin e mundshëm të Realit të Madridit, Barcelonës dhe Juventusit pas çështjes së Superligës.

Ai tha se mendon se dy skuadrat do të mbeten jashtë Ligës së Kampionëve dhe se kjo ide ishte vetëm një ëndërr, përcjell GazetaBlic Sport.

“Mendoj se mund të mbeten jashtë Champions League. Ideja e Superligës është një ëndërr e Florentino Perezit prej kohësh, nuk është një çështje e lidhur me COVID-19, siç provuan ta shesin. Koncepti nuk është se ka vdekur. Ata duan që gjithçka të rrotullohet rreth klubeve të mëdha dhe të tjerët të jenë figurantë. Ata që duhet të kenë frikë janë Reali i Madridit dhe Barcelona. Nuk dua ta imagjinoj një Champions pa ta, por mund të ndodhë. Nuk besoj se do të ndodhë në formë dënimi nga ana e UEFA-s, por mund të mos regjistrohen në Champions League”, tha Tebas.

Kujtojmë që UEFA ka disa ditë që ka nisur procedur disiplinore ndaj Barcelonës, Juventusit dhe Real Madridit.

/GazetaBlic Sport/