Lajme

Ahmeti: Nëse vazhdojme ta trajtojmë dialogun si kauzë per vota, druaj se një dite nuk do të kemi Kosovë

05/21/2021 14:19
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike, Arben Ahmeti, ka komentuar ftesën e Kurtit për takim me subjektet opozitare në lidhje me çështjen e dialogut.

Ahmeti duke komentuar ketë ftesë tha për “Gazeta Blic” se koha kur dialogu me Serbinë përdorej për vota ka përfunduar.

Ahmeti thotë se në këto momente duhet koordinim për shkak se po definohet e ardhmja jonë.

“Koha kur dialogu me Serbinë është përdorur për një grusht më shumë votash duhet të përfundojë. Duhet koordinim për shkak se po definohet e ardhmja jone. Për shkak të të pagjeturve, për shak të dëmeve të luftes, për shkak të pronave dhe te ardhmes tonë euroatlantike. Nëse vazhdojme ta trajtojmë dialogun për Kosovën si kauze per vota, druaj se një dite nuk do te kemi Kosovë” tha Ahmeti.

Ftesës së Kryeministrit Kurti për takim i është përgjigjur pozitivisht Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërkohë ende nuk ka një vendim në lidhje me këtë ftesë, nga Partia Demokratike e Kosovës. /Gazeta Blic/

Lumir Abdixhiku pranon ftesën e Kurtit për takim