Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar sërish koalicionin LDK-VV dhe arsyet që çuan në prishjen e bashkëpunimit të kërkuar atëbotë nga qytetarët.
Sipas kreut aktual të komunës së Gjilanit, vendimi i Kurtit për ta shkarkuar ministrin e atëhershëm të brendshëm, Agim Veliun, ishte i gabuar dhe pa konsultim, përcjell GazetaBlic.
“Ka qenë i gabueshëm shkarkimi i Agim Veliut nga VV-ja, pa konsultim.
Koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje ishte koalicion i mirë, por mosbesimi prishi gjithçka”, shtoi ai në Kanal10.
LEXO EDHE:
Lutfi Haziri: LDK-ja gaboi kur në zgjedhjet e vitit 2021 doli me formacionin e 2017-ës
/GazetaBlic/


