Lajme

Lutfi Haziri: LDK-ja gaboi kur në zgjedhjet e vitit 2021 doli me formacionin e 2017-ës

05/20/2021 23:16
nga:M K

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për rrugëtimin e partisë në të cilën bën pjesë përgjatë viteve të fundit.

Sipas tij, një nga arsyet që çuan në rënien drastike të rezultatit është se LDK-ja hyri në zgjedhjet e vitit 2021 me formacionin e njëjtë të vitit 2017, përcjell GazetaBlic.

“Ajo që është e rëndësishme për t’u përmendur është fakti se LDK-ja gaboi kur në zgjedhjet e këtij viti doli me formacionin e njëjtë si të para katër viteve. Këtu e shoh gabimin”, tha ndër të tjera Haziri në “Politiko”.

LEXO EDHE:

Abdixhiku: LDK pranon çdo marrëveshje që është brenda kornizës së Kushtetutës

/GazetaBlic/