Sporti

Ronaldo ‘i vetmuar’ bashkëlojtarët e tij të lodhur nga privilegjet që i dhurohen portugezit

05/17/2021 11:25
nga:E K

Cristiano Ronaldo është një figurë e vetmuar në Juventus, pasi marrëdhënia e tij me pjesën tjetër të dhomës së zhveshjes është “praktikisht inekzistente”

Arsyeja, sipas gazetës La Gazzetta dello Sport, është liria e tepërt që i jepet lojtarit krahasuar me të tjerët, shkruan GazetaBlic Sport.

Një shembull kryesor është lajmi se, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës së Juventus ishin në stërvitje shtesë një ditë pas humbjes 3-0 nga AC Milan, Ronaldo shkoi të blinte një Ferrari me vlerë 1.4 milion £.

Ky privilegj i tepërt ka bërë që Ronaldo të mos ketë raporte me lojtarët tjerë të skuadrës së Juventus.

/GazetaBlic Sport.