Lajme

Molliqaj: Si mund të presim interesim për luftëtarët e UÇK-së nga kjo qeveri e cila emëron zv.kryeministre e ministre të jashtme dikënd si Gërvalla

05/03/2021 22:52
nga:Q R

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka publikuar një deklaratë të vjetër të kryeministrit Albin Kurti, i cili atëherë ishte deputet, ku thoshte se Gjykata Speciale nuk duhej krijuar, përcjell Gazeta Blic.

Molliqaj ka thënë se tani nuk mund të presim nga qeveria që të mbrojë ish-krerët e UÇK-së, kur tani emëron dëshmitaren e Speciales Ministre të Jashtme.

“Si mund të presim interesim për luftëtarët e UÇK-së nga kjo qeveri e cila emëron zv.kryeministre e ministre të jashtme dikënd si Donika Gërvalla e cila ka treguar publikisht që ka deponuar dosje kundër ushtarëve të UÇK-së”, shkruan ai.

“Kjo është qeveria Kurti e transformuar nga mosdorëzimi i luftëtarëve në Gjykatë tek dorëzimi i dosjeve kundër tyre”, shtoi Molliqaj

Postimi i plotë: