Sporti

Kryeqyteti në festë, Prishtina kryeson tabelën pas fitores ndaj Llapit – Ballkani mposhtet nga Drenica!

05/02/2021 16:52
nga:Mergim Rreci

Prishtina ka fituar ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në ndeshjen e xhiros së 32’të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ekipi i Zekrija Ramadanit ka mposhtur Llapin me rezultatin 1-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Gauthier Mankenda, Leotrim Bekteshi dhe Otto John shënuan për Prishtinën, ndërsa Adonis Aliu realizoi golin e vetëm për Llapin.

Në ndeshjen tjetër, Ballkani ka humbur në udhëtim ndaj Drenicës me rezultatin 2-1.

Kreshnik Uka dhe Santos shënuan për Drenicën, kurse Mevlan Zeka për Ballkanin.

Pas xhiros së 32’të, Prishtina kryeson tabelën me 69 pikë, e ndjekur nga Drita e Ballkani që kanë 68, respektivisht 67 pikë.

Drenica me këtë fitore ngjitet në vendin e gjashtë me 38 piikë.

/GazetaBlic Sport