Sporti

Ismet Munishi pas fitores së jashtëzakonshme ndaj Arbërisë: Kjo gjë më ka ndodhur për herë të parë!

05/01/2021 17:02
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Arbëria ka lëshuar fitoren nga duart në fund në ndeshjen ndaj Gjilanit. “Skifterat” triumfuan me rezultat 3 me 4 në një ndeshje të jashtëzakonshme, shkruan GazetaBlic.

Musolli, Kelmendi dhe Progni dy herë shënuan për skuadrën e Munishit, kurse Marclei, Kryeziu dhe Kreshnik Bahtiri shënuan për skuadrën nga Lipjani.

Pas ndeshjes shumë i kënaqur me këtë fitore u deklarua trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi.

“Lojën e skuadrës time e vlerësoj shumë lartë, jemi e vetmja skuadër që luajmë futboll. Jam shumë i kënaqur me futbollistët që u inkuadruan në ndeshje. Sot për herë të parë me duhet të them që e kam fituar ndeshjen nga zëvendësimet, sepse futbollistët që i kisha nga minuta e parë më të vërtetë ishin shumë të lodhur. Ne kemi luajtur ndeshje vetëm dy ditë më parë” tha Munishi.

/GazetaBlic/