Lajme

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, vendos për seancën e radhës

04/30/2021 10:26
nga:N M

Kryesia e Kuvendit është mbledhur mëngjesin e së premtes për të vendosur për mbajtjen e seancës së radhës.

Në seancë përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës pritet që të parashtrohen edhe pyetje parlamentare.

Këto janë pika e rendit të ditës:

I. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë plenare:Deklarimet jashtë rendit të ditës;Pyetjet parlamentare;Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave. /EO

Osmani viziton kullën e Ilaz Kodrës, e quan simbol të qëndresës shqiptare për liri e pavarësi