Lajme

Osmani viziton kullën e Ilaz Kodrës, e quan simbol të qëndresës shqiptare për liri e pavarësi

04/30/2021 09:53
nga:M K

Presidentja e vendit Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari kanë vizituar Kullën e Ilaz Kodrës.

Osmani me këtë rast tha se Ilaz Kodra duke mbrojtur civilët e martirët dëshmoi se sa i lartë është çmimi i lirës.

Mes tjerash Osmani tha se Kulla e tij është simbol i qëndresës shqiptare për liri dhe pavarësia.

“Rezistencën për liri, por mbi të gjitha u bënë mburojë e popullatës civile. Pikërisht kështu Ilaz Kodra duke i mbrojtur të pambrojturit, duke mbrojtur civilët e martirët”.

“Ai e dëshmoi edhe gjatë rënies së tij, por edhe me veprën dhe shembullin se sa i lartë ishte çmimi i lirisë, jemi krenar me veprën e tij me shembullin që dha sakrifica e tij nuk do të harrohet kjo kullë është simbol i qëndresës shqiptare për liri dhe pavarësinë e vendit tonë”.

Ndërsa kryetari i komunës së Skenderaj Bekim Jashari, Kodrën e ka përshkruar si njeri që fliste pak, por punonte shumë.

“Ne bashkërisht bëmë nderime pran bustit të Ilaz Shkodrës njërit prej organizatorëve të celulës së parë të Adem Jasharit në vitet e 90-ta”.

“Cka do që mund të flasim për Ilazin mund të harrojmë diçka dhe mund të gabojmë dhe mund të lëndojmë. Ai ishte një kryevepër fjalë pak, por shumë punë”.

LEXO EDHE:

Mesazhi i çuditshëm i Donika Gërvallës nga Brukseli: “Shqiptarët kallzojnë njate çka s’duhet, e mshehin njatë çka e di tanë bota”,