Sami Kurteshi nga Vetëvendosje, tri vite më parë, ka thënë se është shkelje e të drejtave të njeriut që të paguhet rryma e shpenzuar nga dikush tjetër.
Ai këtë e ka thënë në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut ku po diskutohet rreth faturimit të energjisë në komunat veriore të Kosovës.
Kurteshi ka kërkuar përgjigje nëse është planifikuar që të kompensohen qytetarët për siç ka thënë ai vjedhjen me letra që u është bërë.
“Pse jam unë i detyruar që si qytetar të paguaj rrymën e një personi në veri të Kosovës që ka vrarë shokun tim?”, ka shtuar ai?
Kurteshi ka thënë se asnjë marrëveshje e Brukselit nuk parasheh që rryma të paguhet për dikë tjetër dhe se askush nuk mund të detyrohet ta bëjë këtë.
Lekaj: Vetëvendosje u pagoi serbëve për një vit, 21 milionë euro energji elektrike


